Ofrimi i shërbimeve në nivel lokal duhet të përmirësohet përmes lehtësimit të qasjes së qytetarëve deri te administrata komunale dhe kyçjen e qytetarëve në krijimin e shërbimeve dhe mënyrat e ofrimit të tyre, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Luiza Vinton, në takimin e sotëm të Bordit drejtues nga projekti Zgjidhje inovative për qasje më të mirë deri te shërbimet.

Për këtë qëllim Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në bashkëpunim me UNDP-në do të punojnë në krijimin e kushteve për rritjen dhe avancimin e shërbimeve të cilat qytetarët do të mund t’i fitojnë në rrugë elektronike, si dhe avancimin e konceptit për fitimin e shërbimeve në një vend, përmes zhvillimit të qendrave funksionale për shërbime në të gjitha komunat.

Fazliu theksoi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në suaza të disa projekteve komplementare do të punojë në përforcimin e kapaciteteve të komunave me qëllim që ata të mund më të pavarura dhe në mënyrë më cilësore të përgjigjen në nevojat e qytetarëve.

“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në fokus i ka qytetarëve të cilët në komuna sigurojnë numër të madh të shërbimeve të rëndësishme. Sistemi i Vetëqeverisjes Lokale, përfshirë edhe resurset administrative dhe financiare të komunave duhet të funksionojë në pajtim me nevojat e qytetarëve. Për këtë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të punojë në sigurimin e mekanizmave të cilat do të mundësojnë menaxhim më efikas, më transparent dhe më llogaridhënës në nivel lokal”, tha Fazliu.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë Luiza Vinton e përshëndeti bashkëpunimin me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe theksoi se ky projekt do të përmbushet me projektin e ri për përmirësimin e menaxhimit lokal, financuar nga Bashkimi Evropian, e cila gjithashtu do të implementohet nga ana e UNDP-së, që do të thotë mbështetje e konsiderueshme në sigurimin e shërbimeve në periudhën e ardhshme.

Në suaza të këtij projekti është paraparë edhe përforcim i kapaciteteve të Qendrave për zhvillim të rajoneve planore përmes mbështetjes së Biznes qendrave, Rrjetet për zhvillim inkluziv, si dhe vendosjen e zyrave rajonale për efikasiteti energjetik, njoftoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale