Nga Skënder MULLIQI

Është bërë e qartë që shumë kohë, së  jemi  largë  normave të sistemit evropian .Sistemet tona që shumë kohë janë kompremituar dhe e kan humbur besimin e qytetarëve.Një sistem I cili  komplet  ka deshtur është sistemi I drejtësisë. Niveli i gjithëmbarshem i zhvillimit ekonomik, dhe standardi i ulët  I jetesës së  qytetarëve  janë vepër e këtij estabilishmenti  , I cili shtetin e ka pru afër kapitulimit finanaciar dhe të kapitulimit të përgjthshem. Në këtë sistem i kreiruar nga ana e kësaj klase politike  vendi është futur në kaos .

Të gjitha segmentet e sistemit po funksionojnë  me defekte të mëdha. Na është mbushur aparati shtetëror më njerëz jo kredibil, më njerëz gjysem analfabet, më njerëz të cilët janë të implikuar në vepra të ndryshme te krimit dhe  të korrupcionit. Mu për atë edhe nuk kemi sistem shendetësor të mirë , por shumë të dështuar. Nuk kemi arsim as afer  të nivelit  të  arsimit  evropian … kemi standardë jetësor të dobët, pensione mizerable, nivel të papunësisë të lartë, emigrim të qdo ditëshem të popullatës… qytetarët po jetojnë të izoluar  si në shtetet ku mbretëron   aparteidi … janë rritë vetëvrasjet  nga mjerimi social …Nuk mund të flasim as për të drejtat dhe liritë njerëzore, nuk mund të flasim  për të drejtat e atyre që punojnë në punë.

Edhe pse është miratuar ligji I punës , ai nuk po gjenë zbatim në praktikë.Punëdhënesit   po i largojnë punëtorët pa asnjë dro së do të ndeshen më ligjin  , së shumë biznismen mafioz janë ngritur mbi  ligjin …Nuk mund të flasim as për temën  shoqërore sociale  e cila është nën çdo nivel…Mënyra së si është  duke u qeverisur  vendi  është  e gabuar.

Ata që po e drejtojnë shtetin po kujdesën vetëm për plotësimin e egove të tyre të sëmuara pushtetare.  Kjo turmë e paraziteve politikë nuk është në gjendje që më sukses ti kryej asnjë punë të aktualitetit ekonomik, dhe sfidave politike të vendit… Të gjitha këto janë tregues së na nevoitet urgjentisht që këtë elitë të zhytur në krim dhe  korrupcion ta dergojmë në shtëpi .

Këta janë shëndrruar ose edhe kan qenë njerëz më bindje të ish sistemit komunist .Nuk e kan kuptuar dhe as që po dëshirojnë ta kuptojnë sistemin demokratik pluralist. Me qafë e më krye janë duke bërë përpjekje ta kthejne kohën e perënduar të komunizmit.

Këta nuk janë të zotet të punojnë mirë , nuk kan aftësi për ndryshime  pozitive shoqërore – politike.Nuk kan mundësi më logjikën autoritare të implementojnë standare bashkohore evropiane.Ndryshimet pozitive mund të  bëhën pa komplet këtë estabilishment politike në krye të shtetit. Nevoiten ndryshime duke filluar nga themeli , së gjithqka kjo kastë e bastarduar politike e ka kthyer mbrapsht. Duhet të  ndërtojmë shoqëri  prosperuese ,  të ndërtojmë  sisteme dhe shtet ashtu  si duhet, në principet e shteteve  bashkohore të Evropës  …