Me derbin mes Shkëndijës dhe Vardarit  do të hapet sezoni i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë (LPFM).

Kështu u vendos në shortin që sot u hodh në Federatën e Futbollit të Maqedonisë.

Dueli mes Shkëndisë dhe Vardarit duhet të luhet në Tetovë, më 13 gusht, por ka gjasa që ndeshja të shtyhet për shkak të pjesëmarrjes së të dy ekipeve në kupat evropiane, respektivisht në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Në raundin e parë do të jetë edhe derbi i Pellagonisë, kur takohen Pobeda dhe Pelisteri.

Ekipet e reja të Ligës së parë, Akademia Pandev do të përballet me Shkupin në Çair, kurse Skopje do të takohet me Sileksin në Kratovë.

T mobile In article [4]

Çifti i fundit që do të përballet në javën e parë të kësaj sezone 2017/2018 është çifti Rabotniçki dhe Renova.

Sistemi i sivjetmë nuk do të ndryshojë, pra do të luhen gjithsej 36 javë futboll, sipas sistemit me katër rrethe.