Së bashku me familjen një 22 vjeçar ishte duke notuar në lumin Danub, te vendi i quajtur Georg-Danzer-Steg (Vjenë), shkruan heute.at. Pasi ai nuk erdhi për dy orë te familja, emergjenca u alarmua me vonesë rreth orës 15.30.

Zhytësit më në fund e gjetën atë në brendësi të ujit dhe forcat e shpëtimit filluan ti japin ndihmën e parë. Por për të riun nga Maqedonia, çdo ndihmë ishte e vonshme. Ai vdiq në vendngjarje.

Prapaskenat e tragjedisë janë akoma të paqarta, ndërsa policia ka filluar hetimet.