Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Mehmet Görmez, në lidhje me mbylljen e Mesxhid-i Aksasë nga policia izraelite dhe pengimin e faljes së namazit të xhumasë, është shprehur se nuk mund të ketë asnjë arsye legjitime mbyllja e Mesxhid-i Aksasë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Görmez ka bërë një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social Twiter në lidhje me mbylljen e Mesxhid-i Aksasë nga policia izraelite dhe pengimin e faljes së namazit të xhumasë.

Duke vënë në dukje se në Mesxhid-i Aksa që nga viti 1967 e deri tani për herë të parë nuk ka qenë e mundur falja e namazit të xhumasë, Görmez ka theksuar se, “Nuk mund të ketë asnjë arsye legjitime mbyllja në ditën e xhuma për besimtarët e një vendi të shenjtë si Mesxhid-i Aksa”.