Mbrojtja e Ivona Talevskës sot para Gjykatës së Apelit në Shkup ka kërkuar të hiqet masa paraprake për të, gjegjësisht t’i kthehet pasaporta. Si argumente, mbrojtja e Talevskës thekson se e akuzuara rregullisht paraqitet në gjykatë, është e punësuar, që tregon se ajo nuk mund të ikë askund.

Për më tepër, ajo e ka patjetër të udhëtojë, për shkak se ka kontratë pune me një firmë serbe, duke treguar nevojën për udhëtime të shpeshta jashtë vendit.

“Theksoj se për këtë lloj vepër penale nuk mbaj mend se ka pasur masa të tilla”, ka thënë avokatja Svetlana Saviq.

“Udhëtimet e saja janë të lidhura me punën që bën ajo. Nëse Talevska nuk udhëton, ajo nuk mund ta kryejë punën e saj profesionale, dhe nuk do të jetë në gjendje për ta paguar kredin e banesës. Unë propozoj që ankesa të refuzohet “, tha Stevço Donev.

PSP akuzon Talevskën për evazion fiskal.