Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka vendosur ta largojë nga skuadra një futbollist mjaft premtues.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Kurt Zouma, i cili është pranë transferimit në La Liga.

Sipas “Cadena Ser”, Zouma është shumë afër marrëveshjes me Valencian.

Klubi spanjoll është treguar më konret, duke dorëzuar ofertë më të mirë se Marseille.

Dëshira e lojtarit ishte që të kthehej në Francë, por në këtë moment, gjasat janë më të mëdha që ai të fluturojë drejt Spanjës.