Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “AS”, 26-vjeçari Danilo i ka thënë po Antonio Contes dhe mungon vetëm marrëveshja me Realin, që kërkon 30 milionë euro për brazilianin.

Për lojtarin interesohej edhe Juventusi, pas largimit të Dani Alves, por braziliani preferoi Premierligën para Serie A.

“Blutë e Londrës” tashmë kanë nisur bisedimet me “Los Blancos”, pas përgjigjes pozitive të 26-vjeçarit.

Danilo e mbylli sezonin 2016-2017 me vetëm 24 ndeshje të luajtura, duke shënuar 1 gol.