E ardhmja e Stephan Lichtsteiner mund të jetë në Turqi.

Mbrojtësi i cili është pjesë e Juventusit që nga viti 2011 kur u transferua nga Lazio për 10 milionë euro, pëlqehet shumë nga skuadra e Galatasarayt.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit turk për të arritur te kartoni i 33-vjeçarit, që me shumë mundësi do të largohet nga “Zonja e Vjetër” gjatë merkatos së verës, ofrojnë shumën e 4.5 milionë eurove.