Forcat policore braziliane arritën të arrestojnë një nga njerëzit më të fuqishëm të tregut të kokainës në Amerikën Latine.

Luiz Carlos da Rocha kishte mundur të krijonte pasuri mbi 100 milionë dollarë, ndërsa kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit për rreth 30 vjet.

Ai vazhdonte të drejtonte biznesin ndërkombëtar të drogës, edhe pse në arrati, ndërsa kishte mundur të shpëtonte fal operacioneve plastike.