Këngëtarja Orinda Huta në fund të këtij muaji do t’i japë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me Turjan Hyskën.

Miket dhe familjaret e saj më të afërta i kanë organizuar Orindës mbrëmjen e beqarisë. Për këtë festë ishte menduar që çdo gjë të ishte e organizuar në përpikmëri, e këtë gjë e tregojnë edhe imazhet, që Orinda dhe shoqet e saj i kanë shpërndarë në rrjete sociale.

Orinda dukej për mrekulli në festën e saj të beqarisë, kurse martesa do të bëhet më 27 korrik.