Qeveria e Republikës së Maqedonisë në fillim të muajit, mori vendim për subvencion shtesë prej dy denarëve për një kilogram të shalqirit të shitur te blerësit e regjistruar me qëllim që të lehtësohet goditja e çmimit nga çmimi i ulët i blerjes së shalqirit, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nga Ministria informojnë se në periudhën e fundit, menjëherë pasi filluan problemet me blerjen e shalqirit, ministri i Bujqësisë, Lupço Nikolloçvski është takuar me prodhuesit dhe blerësit e shalqirit.

Prej atje theksojnë se bujqit për të marrë subvencion shtesë për shalqirin duhet të kenë sipërfaqe të mbjella me shalqi dhe të jenë shfrytëzues të nënmasës 1,5 për shalqi të shitur të blerësve të regjistruar, ndërsa prodhimtaria të jetë e shitur te blerësit e regjistruar në periudhën nga 3 deri më 15 korrik të këtij viti, me çmim blerës jo më të lartë se 4 denarë për një kilogram dhe për atë të jetë kryer pagesa.

Gjatë llogaritjes së pagesave direkte, siç theksohet, merren parasysh vetëm sasitë të cilat nuk tejkalojnë 50.000 tonë për një hektar.

Nga Ministria theksojnë se ulja e tanishme e çmimit të blerjes së shalqirit është pritur dhe është rezultat i uljes së çmimit të shitjes së shalqirit në tregjet ku eksportohet shalqiri. Pikërisht për këtë arsye, thonë, është sjell edhe subvencion shtesë për shalqirin e shitur te blerësit e regjistruar