Në selinë qendrore të LDK’së, drejtuesit e koalicionit LDK-AKR kanë mbledhur deputetët për të diskutuar nëse do të mbështetet kandidatura e kreut të PDK’së Kadri Veseli për kryetar të Kuvendit.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Express një burim i LDK’së brenda takimit, ku po marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur të koalicionit LDK-AKR, përfshirë edhe ata të ‘Alternativës’.

Ndryshe, Veseli është nominuar sërish për kryeparlamentar, kësaj here nga koalicioni parazgjedhor i partisë së tij me AAK’në dhe NISMA. Si fitues të zgjedhjeve, PAN’it me kushtetutë i garantohet ta ketë pozitën e kryetarit të Kuvendit e cila zgjidhet në seancën konstituive.