Komisioni per përgatitjen e procesit zgjedhor ne Partine Demokratike per rreth 2 ore ka shqyrtuar rregulloren per garën per kryetarin e Partisë Demokratike. Pjese e mbledhjes kane qene edhe 2 kandidatet Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Komisioni ka diskutuar për te gjitha detajet e garës, përfshi edhe listat e anetaresise dhe mënyrën e realizimit te fushatës. Ndërkaq Astrit Patozi, tashme jashtë garës per kreun e PD pas mbledhjes se kryesisë, ka reaguar ne rrjetet sociale.

Patozi ka ironizuar ata qe janë pozicionuar ne krah te Lulzim Bashes duke kritikuar vete patozin. “Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim. Tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagese të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë. Por një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit” – shkruan Astrit Patozi.