Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot (12:00) do ta mbajë mbledhjen e 14-të në të cilën do të shqyrtohen disa çështje nga integrimi euroatlantik i shtetit, ndërsa do të parashtrohen edhe disa vendime kadrovike.

Shërbimi qeveritar për shtyp kumtoi se anëtarët e Qeverisë do të shqyrtojnë disa çështje për gjendjet dhe përparimin në procesin e integrimit euroatlantik, ndërsa do të prezantohen edhe informata për shfrytëzimin dhe implementimin e fondeve të Bashkimit Evropian, si dhe shqyrtimi për shkallën e realizimit të prioriteteve të Republikës së Maqedonisë për hyrje në NATO.

Në rend dite të mbledhjes është edhe informata për statusin e realizimit të Marrëveshjes kornizë.