Shqipëria dhe Maqedonia kanë caktuar mbajtjen e një mbledhje të përbashkët të qeverive mes dy vendeve në Pogradec, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik por jo vetëm.

Vendimi është marrë gjatë një takimi të përbashkët mes Ministrit të Jashtëm Shqiptar, Ditmir Bushati dhe homologut të tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, i cili po qëndron në Shqipëri.

Pas takimit me Bushatin, kreu i diplomacisë maqedonase mban takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin, Ilir Meta, i cili bëri betimin një ditë më parë.