Më shumë se 200 dele janë gjetur të ngordhura në fund të një shkëmbi të madh në bjeshkën Pyrenees në Francë, pasi që ishin ndjekur nga një ari i murrmë.

Ngordhja e tyre ka nxitur një debat të nxehtë rreth prezencës së arinjve në bjeshkën që ndodhet në kufirin mes Francës dhe Spanjës, ku ata rivendosur para 20 viteve pasi që ishin zhdukur tërësisht në vitet 1990-ta, transmeton Express.

Delet i takonin një bujku nga Couflens në pjesën e kufirit francez. Ai do të kompensohet nga qeveria franceze për dëmet.

Delet e ngordhura u gjeten të dielën e kaluar në fund të shkëmbit 200 metra të lartë, nga i cili kishin kërcyer nga paniku që futës ia kishte shkaktuar ariu.

 

Global