Nga fillimi i vitit mbi 100.000 emigrantë dhe refugjatë arritën në vendet evropiane përmes Detit Mesdhe, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM).
Siç njoftoi TASS, në tentativë që të kalohet kjo rrugë humbën jetën ose u zhdukën mbi 2.200 persona.
Sipas të dhënave statistikore të IOM nga fillimi i vitit 2017 në Evropë arritën 101.210 emigrantë dhe refugjatë. Mbi 85.000 prej tyre u nisën drejt Italisë, duke përfshirë edhe ata mbi 12:000 që javën e kaluar arritën në vend.
Nga 1 janari Greqia ka pranuar mbi 9.000 persona, ndërsa Spanja mbi 6.000 persona.
Nga fillimi i vitit 2.247 emigrantë dhe refugjatë humbën jetën në tentativë që përmes rrugës detare të arrijnë në vendet evropiane.