Gjithsej 320 mijë euro mbështetjen për nisma dhe projekte të përbashkëta të institucioneve për siguri të ushqimit nga vendet e rajonit, pretendentë për anëtarësim në BE, janë siguruar përmes IPA fondeve.

Siç është theksuar në seminarin që e organizon Agjencia Evropiane për Siguri në Ushqim (EFSA), bëhet fjalë për projekt që zbatohet 18 muaj, nga 1 dhjetori i këtij viti deri më 31 maj të vitit 2019, ndërsa qëllimi është që ndihma paraqasëse dhe përforcimi i institucioneve.

Në seminarin që filloi dje, përveç nga EFSA, marrin pjesë edhe përfaqësues të agjencive për ushqim dhe institucionet për shëndet publik nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Turqia, Serbia, Mali i Zi, BeH dhe Kroacia.

Tema është “Përmirësimi i komunikimeve gjatë rreziqeve dhe sendërtimeve të përvojave ekzistuese në kushte kur ashpërsohen kriteret e sigurisë së ushqimit në nivel evropian dhe botëror”.