Futbollisti Kylian Mbappe ka bërë të dridhet Monaco-në. I kontaktuar nga e përditshmja spanjolle “Marca”, sulmuesi francez 18-vjeçar i është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij: “Nuk e di nëse do të qëndroj”. Më pas ai ka heshtur kur është pyetur për një transferim të mundshëm te Real Madrid, që shikohet si ekipi favorit për të siguruar shërbimet e lojtarit. Në garë për të është edhe PSG, Manchester City dhe Arsenal.

Përveç traditës së madhe, Real Madrid është favorit për të marrë francezin edhe për një arsye tjetër akoma më të rëndësishme se triumfet e klubit. Në fakt, Fayza Lamari, mamaja e futbollistit, po e shtyn djalin e saj që të transferohet pikërisht te madrilenët.