Ish reprezentuesi i Francës beson se Real Madridi do të sigurojë “Cristianon e ri” nëse transferojnë Mbappen.
Kylian Mbappe shihet si pasardhës i Cristiano Ronaldos te Real Madridi, për këtë ish reprezentuesi i Francës, Christophe Dugarry, ka kërkuar urgjentisht nga Los Blancos që të rrëmbejnë talentin e Monacos.
Ish reprezentuesi i Francës ia bëri të qartë Realit se Mbappe ka një të ardhme të ndritur: “Duhet seriozisht të merret një vendim”.
“Sinqerisht, nëse Mbappe nuk shkon në Real Madrid, do të jetë gabim më i madh i Realit”, shtoi ai.
“Ai është ylli i ri i futbollit dhe duke parë moshën e Ronaldos , ai duhet të përfundojë në Madrid. Reali është klubi më i mirë në botë”, theksoi mes tjerash Dugarry.