Në Stamboll është duke u zhvilluar marshi për demokraci, ku po marrin pjesë qindra-mijëra qytetarë për të shënuar përvjetorin e parë të tentativës së grusht-shtetit.
Në marrë po merr pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoga, i cili ka kaluar mbi Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut (Ura e Bosforit), për t’iu bashkangjitur të tubuarve në Stamboll, ndërsa është shoqëruar nga e shoqja Emine Erdogan, të afërmit e dëshmorëve dhe veteran, raporton AA.
Programi për shënimin e përvjetorit të tentativës për grusht-shtet mbahet në hyrje të Urës së Bosforit nga pjesa aziatike e Stambollit, ku për të ofruar siguri janë angazhuar 25.000 policë dhe mijëra pjesëtarë të shërbimeve mjekësore dhe të tjera.
Gjatë tentativës për grusht-shtet vitin e kaluar në Turqi humbën jetën 250 persona dhe u plagosën rreth 2.200 njerëz të tjerë.
https://www.facebook.com/Baskomtan.RTErdogan/videos/447177782305985/