Floyd Mayweather dhe Conor McGregor përfunduan të shtunën katërditëshin promovues të meçit të boksit në Las Vegas në muajin gusht, ku ndodhën shumë gjëra.

I pamposhturi, amerikani Mayweather dhe kampioni i peshave të lehta UFC, McGregor nga Irlanda, gjatë këtyre ditëve lëshuan fjalë të nxehta drejtë njëri tjetrit, por tani fokusi është bartur te vetë meçi.

 Në një moment Floyd Mayweather hedh një çantë me para në drejtim të Conor McGregor, duke acaruar atë tej mase, por që gjithçka e ruan për në ring.

Të dy boksierët tani do të kthehen në kampet e tyre respektive për t’u bërë gati për luftë, që do të zhvillohet në “T-Mobile Arena” në Las Vegas, më 26 gusht.