Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mergim Mavraj ka reaguar ndaj vendimit që Ballist Morina të ekstradohet në Serbi. Futbollisti është shprehur se duhet të reagohet ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës, shkruan rtv21.tv

”Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës. I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një!#LiriPërismailMorinën”, ka shkruar Mavraj në Instagram.

Ndryshe, ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Gazment Bardhi i ka bërë kërkesë autoriteteve kroate, që të mos ekstradojnë në Serbi shtetasin Ismail (Ballist) Morina, i njohur për lëshimin e dronit mbi Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.