Matthias Sammer ka thënë për ‘Sport Bild’ se Bayern do të kishte arritur rezultate më pozitive sezonin e kaluar nëse do të kishin plotësuar pozicionin e Drejtorit Sportiv.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund u bashkua me Bayern Munchen në 2012-ën dhe një vit më pas, në pozicionin e Drejtorit Sportiv, skuadra fitoi tre trofe, kampionat, Kupë dhe Champions League.

Ai u largua dy vite më parë për shkak të problemeve shëndetësore dhe që nga ajo periudhë, sipas newsport.al pozicioni i Drejtorit Sportiv te Bayern-i është vakant, ende në pritje të emërimit të një tjetër personazhi.

“Mendoj se është një pozicion shumë i rëndësishëm për klubin, prandaj edhe Bayern po mendohet mirë për të gjetur personin e duhur. Drejtori Sportiv ka detyrë të jetë një urë lidhëse mes lojtarëve, stafit teknik dhe bordit. Kjo e bën klubin më të fortë”, shprehet Sammer.

Sezonin e kaluar, Bayern Munchen u eliminua në çerekfinale të Champions League ndaj Real Madrid, ndërsa në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë nga Borussia Dortmund. Në fund fitoi vetëm Bundesligën.

Sammer beson se këto dy disfata të bavarezëve mund të ishin shmangur nëse ata do të kishin një drejtues sportiv në bord për ndeshjet e mëdha.

“Bayern e ka dominuar Realin e Madridit për periudha të gjata, por papritmas humbi unitetin e tij dhe automatikisht edhe stabilitetin e vet,” tha ish-Drejtori Sportiv i Bayern Munchen, Matthias Sammer.