Anëtari i AAK’së, Halil Matoshi është përplasur ashpër me deputeten e zgjedhur të Vetëvendosjes, Fatmire Kollçakun.

Matoshi e ka akuzuar anëtaren e VV’së, se po manipulon me publikun kur po flet për rolin e serbëve në Qeverinë e Kosovës.

“Po manipuloni me publikun. Serbët i kanë pranuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk do të varet as nga VV’ja dhe as nga Beogradi, ka thënë Matoshi në RTK.

Anëtari i AAK’së madje ka thënë se Vetëvendosja nuk ka politikë, por ka pallavra.

“Po ua mohoni të drejtën serbëve, dhe po e akuzoni Haradinajn se po ndërton qeveri me serbë”, ka thënë Halil Matoshi,

Kurse deputetja e Vetëvendosjes, ka thënë se Matoshi duhet të kërkojë falje pasi po keqinformon publikun.