“Vendimi është marrë tashmë “.
Pronarëve e reaktorit të Fukushimas janë të vendosur për derdhjen e materialeve radioaktive nga fabrika në oqean.
Peshkatarët kanë reaguar me zemërim ndaj vendimit, duke pretenduar se do të shkatërrojnë industrinë e tyre, por edhe do të ndotë jashtë mase ujërat.
Sipas planit, materialet radioaktive, që përdoren për të ftohur reaktorët, sistemet e të cilave janë dëmtuar nga cunami i vitit 2011, do të derdhën në Oqeanin Paqësor.
“Më vjen keq që kemi zgjatur marrjen e një vendimi- u tha gazetarëve të enjten kryetari i ri i “Tokio Electric Poëer Company” (kompania që zotëron Fukushiman)- Ne mund të kishim vendosur shumë më herët”.
Rreth 770,000 ton metra kub uji që përmban trivium, ruhen aktualisht në 580 tanke në fabrikë, raporton “RT”.
Uji toksik i fabrikës po trajtohet përmes një sistemi përpunimi që pretendohet të pastroje dhe filtrojë 62 lloje të ndryshme të materialeve radioaktive, përveç triviumit.
Por peshkatarët këmbëngulin se ky është një mashtrim dhe se uji përban materilale të mëdha toksike.