Ndërtesa e re e FSHIIK deri tani është ndërtuar me dinamikë shumë të dobët të ndërtimit dhe përqindje e tërësishme e pakënaqshme e realizimit prej katër për qind në kushte në të cilat realizimi i deritanishëm duhet të jetë minimum 45 për qind, njoftoti Ministria e Arsimit dhe Shkencës duke reaguar në konferencën e sotme për media të VMRO-DPMNE.

Sipas partisë, Qeveria e re me ribalancin e buxhetit shkurtoi 75 milionë denarë nga paratë për ndërtimin e ndërtesës së re të FSHIK.

MASH në reagimin thekson se korniza e paraparë kohore për ndërtimin e objektit të ri të FSHIK është prej 9 dhjetorit të vitit 2015 deri më 9 dhjetor të vitit 2018. Tenderin në vitin 2015 e ka fituar dhe ndërtimin e kryen SHTN Beton Shtip.

Ministria shton se nuk ka asnjë borxh ndaj firmës ndërtimore që e ndërton objektin e fakultetit dhe se firma e cila ndërton edhe krahas të gjitha urgjencave për përshpejtimin e punëve nga ana e Ministrisë më mirë i din shkaqet për të cilat nuk punohet me intensitetin të cilin e lejon terreni dhe vendi i ndërtimit.