Minsitria e Arsimit dhe Shkencës sot pohon se VMRO-DPMNE në disa konferenca për shtyp, paraqet gënjeshtra dhe pohime hipokrite lidhur me ribalancin e Buxhetit të kësaj Ministrie.
“Siç e njoftuam opinionin tashmë, shkalla e realizimit të projekteve të parapara (investime) për 5 muajt e parë të vitit 2017, periudhë në të cilën punoi Qeveria e kaluar është jashtëzakonisht e ulët – mesatarisht paraqet 6 për qind dhe është e pamundur deri në fund të vitit të realizohen 94 për qind të Buxhetit të planifikuar. Theksojmë se faji për shkallën e ulët të realizimit në 5 muajt paraprak duhet të ceket tek “everia e kaluar, joaktiviteti i saj dhe mospërmbushja e obligimeve të punës”, thuhet në reagimin e MASH-it ndaj konferencës së sotme për shtyp të VMRO-DPMNE-së.
Nga MASH thonë se opinioni duhet të jetë i njoftuar se vetëqeverisjet lokale, të cilat në numër më të madh janë udhëhequr nga partia politike VMRO-DPMNE nuk japin miratime për ndërtime për ndërtimin e shkollave dhe sallave sportive, duke krijuar ngecje, me vetëdije dhe qëlimisht i bëjnë obstruksion tërë procesit dhe investimeve në arsim.
Nga Ministria gjithashtu potencojnë se thelbi i vetë instrumentit të ribalancit të buxhetit, është me qëllim që të shkurtohet në vendet ku nuk është i mundshëm realitzimi i zërave buxhetor, ndërkaq shtohet atje ku nevojiten më shumë financa, që paraqet planifimkim përgjegjës financiar.