Ministria e Arsimit dhe Shkencës fillon procedurë për sjelljen e ligjit të ri për arsim të lartë. Veç më është formuar grupi punues i cili sot e mbajti takimin e parë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska-Trenevska sot deklaroi se qëllimi është që të bëhet ligj i ri i cili do t’i përfshijë të gjitha aspektet nga statusi dhe organizata e universitetit, kompetencat e Senatit, mënyra e menaxhimit të fakulteteve, statusi i mësimdhënësve, mënyra në të cilën studentët do të organizohen nëm kuadër të universitetit, procesi i nostrifikimit të diplomave…

“Qëllimi është që të bëjmë një ligj të ri për arsimin e lartë sepse ligji ekzistues tani më është ndryshuar shumë dhe është i palexueshëm, i paqartë dhe konfuz. Për momentin ekspertët ligjorë madje kanë probleme të locojnë se cila dispozitë kur hyn në fuqi duke e pas parasysh atë që qeveria paraprake ka bartur ndryshime ligjore në këtë ligj të cilët nuk ishin menduar dhe vazhdimisht ka vendosur ndryshime të reja me të cilat i ka anuluar ndryshimet”, theksoi ministra Deskoska-Trenevska.

Ajo shtoi se nuk do të shpejtojë me sjelljen e ligjit, por përparësi do t’i jepet debatit cilësor me të cilin do të vihet deri në vendimin më adekuat.

Nga Plenumi i profesorëve konsiderojnë se mbajtja e takimit të sotëm e tregon vullnetin e Ministrisë që të ndryshohen punët në arsimin e lartë në drejtim pozitiv.

Nga Plenumi i studentëve për fillim paralajmërojnë se do të kërkojnë që trupat studentorë të jenë pjesë e universiteteve, e jo të funksionojnë si organizata joqeveritare.

Përveç përfaqësuesve nga Plenumi i profesorëve dhe studentorë, në takimin e sotëm janë ftuar edhe përfaqësues nga shumë universitete, si dhe nga sindikatat nga sfera e arsimit.