Më shumë se 40.000 civilë janë vrarë në betejën shkatërruese për ta rimarrë Mosulin nga ISIS-i, sipas një raporti të inteligjencës i zbuluar ekskluzivisht për Thë Independent – një numër i përgjithshëm i të vrarëve shumë më i lartë se që ishte vlerësuar më parë.
Banorët e qytetit të rrethuar irakian u vranë nga forcat tokësore irakiane në përpjekje për t’i larguar militantët nga qyteti, si dhe në sulmet ajrore dhe luftëtarët e ISIS-it, sipas shërbimeve inteligjente kurde, transmeton Express.
Hoshyar Zebari, i cili deri së fundmi ishte ministër i lartë në Bagdad, ka thënë për The Independent se shumë trupa civilësh ende ndodhen nën rrënoja.
Ai ka theksuar se niveli i humbjeve në njerëz është tepër i madh.
“Inteligjenca kurde beson se mbi 40.000 civilë janë vrarë si pasojë e luftimeve të mëdha kundër tyre, veçanërisht nga Policia Federale, sulmet ajrore dhe vetë ISIS-i,” ka thënë Zebari.