Dani Alves i shtohet listës së futbollistëve që i thanë lamtumirën beqarisë. Mbrojtësi brazilian dhe e fejuara e tij Joana Sans u martuan në mënyrë sekrete në Ibiza në një ceremoni shumë romantike, ndërkohë që atij i mbetet të përcaktojë skuadrën  ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Dani Alves ishte i veshur me një kostum të bardhë, për t’iu përshtatur sa më mirë veshjes së bashkëshortes së saj, Sanz. Në ceremoninë e martesës ishin të ftuar shumë pak persona, ndërkohë që fotot e kësaj martese u publikuan nga vetë çifti në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Dani Alves e takoi Joana Sanz gjatë periudhës kur ai luante në Spanjë. Spanjollja 23-vjeçare është modele dhe ka qenë imazhi i markave të tilla si ajo e këpucëve Jimmy Choo, ndërkohë që ka qenë protagoniste edhe në kopertinën e revistës së modës, “Elle”.