Kandidati socialdemokrat për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë Martin Shulc i quajti terroristë, demonstruesit në protestat antiglobaliste në Hamburg gjatë takimit të grupit të 20 vendeve më të pasura në botë.

Sipas kundërkandidatit të kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e caktuara për më 24 shtator, demonstruesit të cilët ishin organizuar si “banda” silleshin si terroristë, sepse ndiznin automjete dhe gjuanin me koktej molotov.

“Ata nuk kanë legjitimitet politik për aksionet e tyre të cilët tërë qytetin e kanë shndërruar në peng”, deklaroi sot Shulc në Ingolshtad.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, socialdemokratët gjermanë në sondazhet ngecin midis 12 dhe 16 për qind pas koalicionit si motër të Merkelit të përbërë nga Unioni i saj krishter demokratik (CDU) dhe Unionit social bavarian krishter.