Dy hulumtues polar kanë caktuar martesën e parë britanike në Antarktik.

Britanikët Julie Baum dhe Tom Sylvester po argëtohen që 11 vjet dhe do të jetë çifti i parë që do të martohet në pjesën e territorit britanik të Antarktikut, qëkur vitin e kaluar ka ndryshuar ligji për martesën.

Reforma e ligjit i ka lehtësuar çiftit britanik që të arrijë martesë në këtë territor.

T mobile In article 1

Dy hulumtuesit do të martohen të shtunën, ose të dielën, varësisht prej motit. Një ceremoni do të mbahet në stacionin britanik të hulumtimeve Rothera.

Baum ka thënë se vendi i martesës nuk mund të jetë më i mirë, transmeton AP. Martesat ndërkombëtare më herët ishin mbajtur në një kishë ruse në ishullin e Mbretit George