Marrëveshjet për investuesit e huaj në zonat ekonomike në vend do të jenë të qasshme për opinionin. Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje në seancë miratoi kërkesë për deklasifikim të të gjitha marrëveshjeve të lidhura si sekret shtetëror.

Qeveria, siç qëndron në kumtesën nga pres shërbimi qeveritar, konsideron se është me interes të veçantë publik të jetë publik informacioni çfarë saktë është dakorduar me investuesit e huaj dhe Qeverinë e mëparshme gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve për hyrjen e kompanive në zonat ekonomike. Për këtë, shtohet, Qeveria miratoi kërkesë me të cilën kërkohet deklasifikim i të gjitha marrëveshjeve të lidhura si sekret shtetëror, të cilat pas zbatimit të procesit të deklasifikimit do të jenë tërësisht dhe në mënyrë transparente të qasshme për opinoinin.

Global