Marquinhos e ka lidhur të ardhmen e tij me Paris Saint-Germain deri më 2022, duke u dhënë fund spekulimeve se mund të largohej nga skuadra.

23 vjecari është pajtuar me kryesinë e skuadrës për kushte të reja, ndërsa hedh sytë kah fitoret dhe trofetë tjerë me skuadrën nga Parc des-Princes.

“E kam thënë gjithmonë që jam i lumtur tek PSG dhe kontrata e re e vërteton këtë gjë”.

“Ndjehem mirë në skuadër dhe me grupin e lojtarëve që janë këtu”.