Këngëtarja Mariza Ikonomi është shquar gjithnjë për zërin e saj të ëmbël dhe hijeshinë skenike dhe karrierën e saj e ka ndërtuar, duke qëndruar larg zhveshjes dhe ekspozimit tw trupit edhe pse zotëron linja tw admirueshme trupore .

Por sw fundmi Mariza ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaq linjat e saj të përsosura veshur me bikini. Edhe më të hijshme këtë fotografi e bën fakti që Mariza gjendet brenda në det pranë një shkëmbi, që gjithashtu i plotëson prapavijën.

Por, përshtypje në këtë fotografi lë një nga komentet e komentuesve, i cili e pyet këngëtaren se “përse vetëm?”, dhe nuk merr akoma përgjigje.

Dhe në fakt, kjo është përgjigja që të gjithë mediat kërkojnë, të dinë nëse është apo s’është ndonjë mashkull në jetën e Marizës, mirëpo këngëtarja ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private.