Marcelo ka mbështetur Cristianon për akuzat për evazion fiskal.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, është duke u akuzuar për evazion fiskal, diçka që e ka shtyrë të mendojë seriozisht për të ardhmen, që raportohet se mund të largohet nga Spanja.

 Setup Timeout Error: Setup took longer than 30 seconds to complete.
  

Marcelo ka treguar se nuk ka folur me Cristianon për të ardhmen e portugezit, teksa ia bëri me dije se ka mbështetjen e gjithë lojtarëve pas akuzave për evazion fiskal.

“Nuk kam folur me Cristianon për të ardhmen e tij, por ai e di se ne, shokët e tij të skuadrës, jemi me të deri në vdekje”, tha Marcelo.

“Nuk ka nevojë të flasim në media, ti këtë e di më mirë”, iu përgjigj Marcelo gazetarit kur u pyet nëse do të largohet nga “Bernabeu”.

“Kur të kthehet do të flasim, do të shohim se si janë gjërat”.