Diego Maradona edhe më tej e do Lionel Messi, pavarësisht se nuk u ftua në dasmë. Ai në mënyrë ironike tha se ftesa për të mund t’i ketë humbur diku katër herë fituesit të “Topit të Artë”.

Sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi dhe Antonella Roccuzzo kanë lidhur kurorë me njëri-tjetri në një ceremoni madhështore të zhvillua në Rosario të Argjentinës, që është edhe vendi ku Messi dhe Rocuzzoo u lindën dhe u rritën.

Por, çuditërisht legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, nuk ishte i ftuar në dasmë. Por, duket se atij nuk i ka mbetur hatri dhe e mori këtë me shumë shaka.

“Dua ta përgëzoj Messin; ai e di sa shumë e dua”, tha Maradona.

“Ftesa për mua mund të ketë humbur diku, por kjo nuk do të ndryshojë aspak ato që mendoj për të. Ai është sportist i mirë dhe djalë i shkëlqyer”, theksoi mes tjerash Maradona