Çmimi i biletave për udhëtim në destinacionin e ri Doha-Shkup-Doha në të cilën prej dje fluturon “Katar eruejs” do të jetë e ndryshme varësisht nga grupi targetues dhe sistemi për rezervim.

“Filluam fushata promovuese që do të tërheqin udhëtarë nga Shkupi deri në botën e destinacioneve të ndryshme dhe për të gjitha segmentet edhe për biznes edhe për udhëtarë nga klasa ekonomike dhe turistike kemi çmime të ndryshme të cilat varen nga sistemi për rezervim përmes operatorëve tanë turistik”, tha sot në konferencë për shtyp në Shkup, Ferit Aksun, përfaqësues i kryesisë së “Katar eruejs”, me rastin e promovimit të linjës së re.

Fluturimi me kohëzgjatje prej pesë orë e 15 minuta do të realizohet çdo të hëne, të mërkure, të premte dhe të diele. Nisja nga aeroporti ndërkombëtar “Hamad” në Doha është në orën 06:50, ndërkaq arritja në “Aleksandrin e Madh” në Shkup në 11:15. Nisja nga Shkupi është në orën 12:15, ndërkaq arritja në 18:15.

Global

Kryesia e kompanisë dhe autoritetet e aviacionit të Maqedonisë paralajmërojnë lidhje të qytetarëve nga Maqedonia me mbi 150 destinacione, lehtësim të udhëtimit për mërgimtarët nga Maqedoni në Australi dhe Zelandë të Re, si dhe mundësi për avancim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Fluturimi nga Shkupi deri në Sideni me kohën transite do të zgjasë 20 orë e 20 minuta, ndërkaq fluturimi nga Shkupi deri në Bangkok 14 orë e pesë minuta, shtoi Amin, duke potencuar se gjatë transitit në Doha qytetarët e Maqedonisë të cilët mbeten më shumë se pesë orë mund të marrin vizë pa pagesë gjatë aterimit që është valide katër ditë.

T mobile In article [4]

Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, vendosja e linjës së re është me rëndësi të madhe për Maqedoninë dhe Katarin sepse hapen mundësi të reja për avancim të rëndësishëm të bashkëpunimit në ekonomi, turizëm, kulturë, investime dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët.

Duke u dëshiruar sukses në punë përfaqësuesve të “Katar eruejs” i porositi se Maqdonia sheh në ta partner për zhvillim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. “‘Katar eruejs’ është një ndër aerokompanitë me zhvillim më të shpejtë në botë dhe shpresoj se linja e re do të kontribuojë për zhvillim shtesë të aerokomunikacionit në vend”, tha Sugarevski, duke shfaqur shpresë se edhe në periudhën në vijim në tregun e Maqedonisë do të hyjnë kompani të reja ajrore me destinacione atraktive dhe mundësi të reja për qytetarët e Maqedonisë

Siç u potencua në konferencë për shtyp, aktivitetet për hyrje të aerotransportit nacional të Katarit në tregun e Maqedonisë ka zgjatur rreth dy vite.

“Katar eruejs” ka flotë prej 200 aeroplanëve të cilët fluturojnë drejt 150 destinacioneve turistike dhe të biznesit në gjashtë kontinente. “Katar eruejs kargo”, ndërkaq, është kargo transportuesi i tretë më[ i madh dhe shërben 60 destinacione për transport ngarkues në mbarë botën përmes qendrës së vet në Doha.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, “TAV Maqedoni” realizoi rritje të numrit të udhëtarëve prej gjashtë përqindëve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në dy aeroportet e Maqedonisë, prej janarit deri në qershor, kanë kaluar 860.130 udhëtarë. Me shtimin e rutës së re Shkup-Doha të “Katar eruejs”, si dhe destinacioneve dhe frekuencave plotësuese të rutave ekzistuese të filluara kohë më parë në aeroportin e Shkupit, “TAV Maqedoni” pret shkallë edhe më të lartë të rritjes së transportit ajror në gjysmën e dytë të vitit.