Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postim në facebook Manjani shkruan se numëruesi i votave në Tiranë që mendohet se i përkiste PDIU-së punon në hipotekë dhe votat ia kalon rilindjes.

Sipas Manjanit duket qartë se si nga tufa e votave të PDIU, që janë në anën e majtë të numëruesit, hiqet fleta e votimit dhe i bashkohet tufës së votave të PS

Reagimi i plotë:

“Kjo është dora hajdute e një numëruesi Rilindas. Punon në Hipotekë dhe hyri t’i japë “një dorë” partisë në zgjedhje!

I duhej kjo dorë, rilindjes për të marrë në një dorë çdo gjë! Një dorë nga ata të Hipotekës që Kryeministri i quajti “tepsi”…

Ja ku e ka tepsinë!

Pamjet e videos janë shkëputur nga regjistrimi zyrtar i kamerave të KQZ. Duket qartë se si nga tufa e votave të PDIU, që janë në anën e majtë të numëruesit, hiqet fleta e votimit dhe i bashkohet tufës së votave të PS, që gjenden në anën e djathtë të tij! Flagrante! Ka ndodhur në disa raste kështu.

Tani është radha e KQZ. Kjo lloj hajnie ka ndodhur në shumë raste duke i vjedhur mandatin PDIU për t’ja dhënë rilindjes së Govatës! Prokuroria ka material të bollshëm. Ka shumë episode të kësaj natyre të kryera jo thjesht nga numërues, por nga mbajtës detyrash publike gjithashtu!

Nuk ju mjaftoi blerja e votuesve, por edhe jua vodhën votën! Krim shumë i rëndë ndaj demokracisë!