Manchester United nuk heq dorë nga Ivan Perisic. Drejtuesit e “Djajve të Kuq”, e kanë rritur në 45 milionë ofertën për sulmuesin kroat, por sërish Interi reziston.

Klubi italian i ka vënë një çmim 55 milionë euro futbollistit dhe nuk ka ndërmend të lëshojë, nëse skuadrat e interesuara për Perisic nuk e paguajnë të plotë këtë shumë.