Pasi pagoi 56 milionë euro, për afrimin e mbrojtësit të Tottenham, Kyle Walker, i cilësuar si çmimi më i lartë i paguar për një mbrojtës, Manchester City duket i gatshëm të thyejë këtë rekord.

Pep Guardiola dëshiron me çdo kusht të ketë nën urdhrat e tij mbrojtësin francez të Monakos, Benjamin Mendy dhe dy klubet janë duke finalizuar marrëveshjen e transferimit të tij në Manchester, për shifrën e 58 milionë eurove.

Mbrojtësi 23 vjeçar zhvilloi një sezon si protagonist te Monako dhe u bë objekt dëshirash për shumë klube, por City tashmë ka arritur akordin me klubin francez dhe po negocion me vetë futbollistin.

Por, krahas Walker dhe Mendy, Manchester City po punon për afrimin e një tjetër mbrojtësi anësor. Bëhet fjalë për brazilianin e Real Madridit, Danilo.

Mediat spanjolle raportojnë se është arritur akordi total mes klubeve dhe futbollistit, i cili do të nënshkruajë për 5 vite me City-n, ndërsa Reali do ët arkëtojë 30 milionë euro plus 5 të tjera bonus.

T mobile In article [4]