Manchester City nuk është në garë për Alexis Sanchez. Një gjë të tillë e konfirmon vetë tekniku i Citizens, Pep Guardiola.
Katalanasi deklaroi se sulmi në skuadrën e tij është një repart i cili nuk vuan dhe se ka në dispozicion dyshen Segio Aguero dhe Gabriel Jesus.
Me Cityn jashtë gare, për sulmuesin kilien u është hapur rruga disa klubeve të tjera, të cilat kërkojnë një “bomber” për sezonin e ri.