Përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve mediale dhe institucioneve të përfshira në këtë sferë sot shtruan një sërë pyetjesh dhe treguan dilema të caktuara për reformat në sektorin medial në diskutimin publik të organizuar sot nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike Damjn Mançevski dhe ministri pa dikaster i angazhuar për Komunikime, Raport dhe Transparencë Robert Popovski  theksuan se propozim ndryshimet ligjore duhet të jenë sublimim i nevojave dhe qëndrimeve profesioniste të ekspertëve medialë, gazetarëve, asociacioneve mediale, shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Mediat e lira janë pjesë e angazhimeve tona për pushtet të përgjegjshëm dhe për kontroll të pushtetit”, theksoi Mançevski, Njëri prej qëllimeve është servisi radiodifuziv publik të jetë tërësisht servis i paanshëm dhe i pavarur, ndërsa trupat rregullatore, të jenë para se gjithash, transparente dhe kompetente.

“Radiodifuzerët duhet të kenë trajtim të barabartë në drejtim të zhvillimit të konkurrencës së shëndoshë mes shtëpive mediale”, tha Mançevski.

Qeveria sipas ministrit, ka për qëllim t’i ndërpresë të gjitha rrjedhat financiare nga ana e buxhetit ndaj mediave komerciale me qëllim që të sigurojë komercializimim të tërësishëm të tregut medial në Maqedoni. Kërkoi shoqatat esnafe t’i kumtojnë propozimet e tyre në kontekst të uljes së obligimeve të detyrueshme programore që i kanë mediat.

“Ekziston hapësirë për ndryshimin e kësaj rregulloreje”, tha Mançevski.

Prioriteti i parë në planin 3-6-9, siç theksoi ministri Popovski është Ligji për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, ndërsa përqëndrimi është orientuar drejt Agjencisë për media dhe servisit publik radiodifuziv.

“Duhet që trupi i cili bën rregullimin të ketë ekspertë, të mos ketë njerëz të lidhur me parti politike” dhe të cilët e njohin industrinë mediale, vlerëson Popovski. Momenti i dytë i rëndësishëm, siç tha, është pozita e servisit publik radiodifuziv i cili realisht do t’i transmetojë situatat në shtet dhe do të transmetojë informacione reale.

“RTVM duhet të ketë buxhet të sigurt  të mos ketë probleme financiare. Pikërisht për këtë është shfuqizimi i takës radiodifuzive, servisi publik do të jetë në financim buxhetor”, tha Popovski.

Kryetari i Shoqatës të Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmaini, por edhe pjesëmarrës të tjerë në diskutim dërgouan vërejtje për mënyrën si të sigurohet pavarësi e RTVM-së duke theksuar se janë të pamjaftueshme mjetet për servisin publik radiodifuziv të paralajmëruara me rebalancim e Buxhetit, por edhe me mënyrën e zgjedhjes së drejtorit dhe redaktorit të RTVM-së.

Drejtori i Agjencisë për Media Zoran Trajçevski kërkoi tekst të propozim ligjit në bazë të cilit institucionet dhe organizatat do të mund të parashtrojnë vërejtje deri te përfaqësuesit e Qeverisë.

Ai është e përpiktë se servisi publik radiodifuziv nuk duhet të financohet nga buxheti dhe se me këto mjete nuk do të përmirësohet pavarësia e RTVM-së.