Sulmuesi shqiptar Rey Manaj është afër transferimit tek klubi italian, Carpi.

Mediet italiane raportojnë se Manaj, i cili është pjesë e Interit, por që sezonin e kaluar luajti tek Pescara në formë huazimi, duket se shumë shpejtë do të bëhet me klub të ri, transmeton kp.

Është Carpi, një tjetër klub italian që ka shprehur interesim për sulmuesin kuqezi. Alberto Fontana, agjenti i lojtarit ka konfirmuar interesimin e Carpit për Manajn.

“E konfirmoj interesimin e Carpit, dhe mund të them se marrëveshja është afër”, ka thënë agjenti i Manajt.