Adnan Januzaj është rikthyet të stërvitet me Manchester Unitedin.

I dëbuari nga Manchester United, Adnan Januzaj, do të rikthehet në Carrington për përgatitjet parasezonale, pavarësisht se ka qenë fuqishëm i lidhur me një largim nga “Djajtë e Kuq”.

Shqiptari u huazua te Sunderlandi vitin e kaluar, duke dështuar që të impresionojë me paraqitjet e tij, i cili ka shënuar vetëm një gol (kundër Shrewsbury në Kupën e Ligës).

Januzaj nuk bën pjesë në planet e Mous, por meqenëse ende nuk është arritur një marrëveshje që shqiptari t’i bashkohet Real Sociedadit, ai është rikthyer të stërvitet në Carrington dhe me shumë mundësi do të udhëtojë me “Djajtë e Kuq” në SHBA për ndeshjet parasezonale.