Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në Maminas, Durrës.

Shoferi me inicialet E.B ka përplasur dy të rinj që po udhëtonin me motor. Drejtuesi 25-vjeçar i motorit ka ndërruar jetë pasi është transportuar në spitalin e Traumës.

Pasagjeri me inicialet Xh.B23 vjeç është plagosur por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjendet në vengjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.