Një burrë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, pranë kryqëzimit të Triportit.

Sipas policisë, 18-vjeçari me inicialet R. O., udhëtonte me një makinë Volksëagen Golf me targë AA 694 MX, kur përplasi burrin rreth të 50 -ave, ende i paidentifikuar, i cili udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë, ai ka mbetur i lënduar rëndë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës. Autoritetet kanë shoqëruar adoleshentin për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale.