Më në fund Roma dhe Leicester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e anësorit, Ryad Mahrez.

Lajmin e ka bërë të ditur “Corriere dello Sport”, e cila njofton se lojtari në ditët në vazhdim do të kryejë testet mjekësore, për të nënshkruar më pas kontratë pesë vjeçare.

Roma për shërbimet e lojtarit do të paguajë 38 milionë euro, 12 më pak se sa Leicester kërkonte në fillim.

Mahrez kështu bëhet transferimi i tetë i Romës gjatë kësaj vere pas Rick Karsdorp, Aleksander Kolarov, Hector Moreno, Gregoire Defrel, Maxime Gonalons, Cengiz Under dhe Lorenzo Pellegrini.

Loading...